Sipas Richard Wiseman, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Hertfordshire, njerëzit mund të krijojnë fatin e tyre vetëm duke ndjekur këto katër parime të thjeshta:

  • Bëni kontakte, jini të relaksuar dhe jini të hapur ndaj mundësive të reja.
  • Dëgjoni intuitën tuaj dhe ndjesinë e brëndshme.
  • Prisni fat të mirë.
  • Shndërrojeni fatin e keq duke përdorur teknika të ndryshme psikologjike.

Ne në Kuriozitete.al kemi mbledhur disa zbulime fatlume të bëra nga njerëz që, me dashje ose jo, i kanë ndjekur këto parime në jetën e tyre dhe janë bërë super të pasur.

 

1. “Royal One”

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Një minator me fat nga Australia po grumbullonte gurë të zakonshëm dhe gjeti një të madh të shndritshëm në pjesën e poshtme të kovës së tij. Dukej i bukur, kështu që ai e mori atë në shtëpi si një suvenir. 14 vjet më vonë, ai ia tregoi atë një specialisti dhe zbuloi se ishte një opal i zi shumë i rrallë me vlerë më shumë se 3 milionë dollarë. Iu dha emri “Royal One”.

 

2. E vjellura e balenës

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Charlie Naysmith, një djalë 8-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar, gjeti një gurë të pazakontë në plazh. Pasi kërkoi në google me babain e tij, ata kuptuan se ishte një copë ambergris, ose e vjellë balene, me vlerë 63,000 dollarë. Ambergris është një përbërës shumë i vlefshëm në prodhimin e parfumeve.

 

3. Muri i monedhave

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Ndërsa luante në një shtëpi të braktisur në Pensilvani, disa fëmijë lokalë gjetën disa monedha të vjetra pranë një prej mureve. Kur prindërit e tyre e morën vesh, ata thyen murin dhe qindra monedha ranë nga ai. Kishte monedha të zakonshme me vlerë 8,500 dollarë dhe disa monedha të rralla me vlerë 200,000 dollarë.

 

4. Copëza e Artë

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Një fermer lokal nga Australia po kërkonte diçka me një detektor metalik në tokën rreth shtëpisë së tij, kur ai zbuloi aksidentalisht dhe gërmoi disa copëza të vogla prej ari. Ai vazhdoi të gërmojë dhe gjeti një copë ari prej 5.5 kg që ishte me vlerë 315.000 dollarë.

 

5. Super ngjitësja

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
“Super Ngjitësja”  u zbulua rastësisht kur Harry Coover, një kimist amerikan dhe ekipi i tij po përpiqeshin të krijonin materiale për të bërë shinjestrën e armëve plastike. Super Ngjitësja bë një produkt komercial shumë i popullarizuar në vitin 1985 dhe gjeneroi rreth 2.5 miliard dollarë.

 

6. “Hoxne Hoard”

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Peter Whatling, një fermer britanik, e pyeti mikun e tij Eric Lawes për ta ndihmuar atë, duke përdorur detektor metalik të bërë në shtëpi, për të gjetur çekiçin e tij të humbur. Por në vend të çekiçit ata gjetën një kuti druri me bizhuteri dhe monedha me vlerë rreth 15 milionë dollarë. Arkeologët e quajtën këtë thesar “Hoxne Hoard” dhe u soll në Muzeun Britanik për t’u paraqitur. Eric mori një çmim prej 2.3 milion dollarë, të cilin e ndau me Pjetrin.

 

7. Penicilina

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Ajo u zbulua rastësisht në vitin 1928 nga biologu skocez Alexander Fleming. Ai u kthye në shtëpi pas një pushimi dhe gjeti një pjatë të pista të mbushur me baktere dhe myk që ai e kishte harruar ta pastronte. Ishte atëherë kur ai vuri re se në të vërtetë myku vrau bakteret. Falë tij që harroi të lante pjatën e tij, ne kemi antibiotikë sot.

 

8. Mikrovala

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Një inxhinier i quajtur Percy Spencer po eksperimentonte me një detektor aeroplani kur zbuloi rastësisht se magnetroni mund të shkrijë çokollatën. Ky produkt aksidental solli Raytheon (korporata industriale ku Spencer ka punuar) rreth 25 miliardë dollarë.

 

9. Lëpirëset e ngrira

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Në 1905 një adoleshent me emrin Frank Epperson la një përzierje të sodës pluhur dhe ujit në një gotë në frigorifer me një shkop në të. 20 vjet më vonë ”

lëpirësja e ngrirë” u bë shumë e famshme dhe Epperson u bë jashtëzakonisht i pasur.

 

10. Coca-Cola

10 Zbulime me fat që i bënë njerëzit të Pasur
Një nga pijet më të njohura në botë u krijua nga John Pemberton si një ilaç kundër dhimbjeve të kokës. Por asistentja e tij përzieu aksidentalisht dy përbërësit kryesorë (gjethet e koka dhe arra cola) me ujë të gazuar. E cila dëshmon edhe një herë: nuk duhet të kesh frikë të eksperimentosh, nëse dëshiron të fitosh fat.