Hulumtuesit shpresojnë se kërkimet e tyre të reja do të zgjidhin debatin mbi origjinën e Ata.

Ata është vetëm 13 cm gjatë, me një kokë formë konike dhe kocka jashtëzakonisht të forta për madhësinë e saj. Disa kanë pretenduar se ajo është alien. Por një studim i ri i botuar sot në revistën Genome Research vazhdon të mohojë teorinë e alienit. Aty zbulohet një shpjegim shkencor për pamjen e saj jashtëtokësore.

Debati filloi në vitin 2003 kur mbetjet natyrore të mumifikuara të Ata-s u zbuluan pranë një qyteti fantazmë në shkretëtirën e Atakama të Kilit. Një biznesmen spanjoll, Ramón Navia-Osorio, bleu mumjen e saj dhe në vitin 2012. Ai lejoi një mjek me emrin Steven Greer që të përdorte imazhe me rreze X dhe tomografi kompjuterike (CT) për të analizuar skeletin e saj.

Greer është themeluesi i Projektit të Zbulimit (The Disclosure Project). Ai po punon për të zbuluar plotësisht faktet për UFO-t, inteligjencën jashtëtokësore dhe sistemet e avancuara të energjisë dhe shtytjes. Kjo në bazë të faqes së tij të internetit.

Shpjegohet pamja e mumjes së vogël Aliene
Ata ështe aq e gjatë sa një fetus i njeriut. Por një radiolog që analizoi imazhet tha se eshtrat e Ata ishin gati aq të pjekura sa ato të një gjashtëvjeçari njerëzor.

 

Në atë kohë, Greer gjithashtu ofroi mostra të palcës së eshtrave të Ata në imunologun Garry Nolan në Universitetin e Stanford në Palo Alto, Kaliforni. Ekipi i Nolan sekuenconte ADN-në e Ata-s dhe arriti në përfundimin se materiali i saj gjenetik ishte nga një qenie njerëzore, jo një alien. Por ai nuk mund të shpjegonte se si një person i vogël mund të shfaqte pamjen e saj të pazakontë fizike.

 

Si mund të duket diçka njerëzore si kjo?

“Sapo kuptuam se ishte njerëzore, hapi tjetër ishte të kuptojmë se si mund të duket diçka si kjo”, thotë Nolan.

Pra, Nolan punoi me hulumtuesit gjenetik në Stanford dhe me ekipin e biologjisë kompjuterike Atul Butte në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko për të analizuar gjenomin e Ata-s. Sipas studimit të tyre të ri, mutacione janë të pranishme në shtatë nga gjenet e Ata-s që janë të përfshirë të gjithë në rritjen njerëzore. Nolan tani mendon se ky kombinim i mutacioneve shkaktoi anomalitë e rënda skeletore të Ata-s. Kjo duke përfshirë rritjen e saj jashtëzakonisht të shpejtë të kockave. Ai thotë se Ata ka shumë të ngjarë që të jetë një fetus njerëzor. Një fetus i cili ishte i vdekur ose vdiq shpejt pas lindjes.

Por ata që besojnë se Ata është një jashtëtokësor nuk po ndryshojnë mendjet e tyre, pavarësisht nga zbulimet e reja shkencore.

“Nuk e dimë se çfarë është, por sigurisht që nuk është një njeri i deformuar”. Thotë Grër, i cili është i vetëdijshëm për hulumtimet e reja.

Shpjegohet pamja e mumjes së vogël Aliene

Koha për të mbyllur polemikat.

Shkencëtarët, megjithatë, thonë se në dritën e analizës së re, është koha për të mbyllur polemikat e Ata.

“Publiciteti që iu bë jashtëtokësorit ishte një budallallik. Një pseudoshkencë për vëmendjen e medias,” thotë paleoantropolog dhe anatomist William Jungers. Një profesor emeritus në Qendrën Mjekësore Universitare Stony Brook.

Mjekët që trajtojnë fëmijët me çrregullime të rralla të kockave gjenetike gjithashtu mendojnë se debati thekson se si arkeologët dhe shkencëtarët e tjerë mund të mashtrohen nga çrregullimet gjenetike që shkaktojnë tipare fizike të pazakonta. Për shembull, gjenetisti Fowzan Alkuraya tregon për polemikat që rrethojnë “hobitët”, krijesat e vogla që u zbuluan 15 vjet më parë në Indonezi. Shkencëtarët ende janë të përfshirë në debat nëse qeniet e vogla janë të afërm të njerëzve modernë, ose janë thjesht njerëz me përmasa jashtëzakonisht të vogla.

“Ky dokument shërben si një kujtesë për natyrën ekzotike të shumë çrregullimeve gjenetike”, thotë Alkuraja. Një gjenetist në Spitalin dhe Qendrën Kërkimore Specialiste të King Faisal në Riad, Arabinë Saudite.

Të gjithë njerëzit – Ata e përfshirë – mund të kenë shumë mutacione gjenetike të ndryshme. Por zakonisht vetëm një nga këto mutacionet shkakton sëmundje tek fëmijët. Është “praktikisht e panjohur” për shtatë mutacione të përfshira, thotë Alkuraja. Ai mendon se një ose më së shumti dy nga mutacionet ndoshta shkaktuan problemet e rritjes së Ata.

Nolan nuk pajtohet.

Do të ishte e vështirë, nëse jo e pamundur, të vendoset se cila nga defektet gjenetike të Ata-it shkaktoi simptoma të saj. Kjo për shkak se shkencëtarët nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me të afërmit e Ata. Nëse ata do të kishin ADN-në nga prindërit e Ata për shembull, ata mund të kontrollonin se cilat nga mutacionet e Ata ishin gjithashtu të pranishme në nënën dhe babain e saj. Çdo mutacion i Ata-s që ishte gjithashtu i pranishëm në ADN-në e prindërve të saj mund të jetë i parrezikshëm. Kjo sepse ndryshe nga Ata, prindërit e saj jetonin aq gjatë sa të krijojnin një fëmijë.

Edhe pse askush nuk di asgjë për prindërit e saj, Nolan mendon se dikush u kujdes për Ata-n. Ai vë në dukje mënyrën sesi ajo ishte vendosur me kujdes në tokë, e mbështjellë në një qese lëkure.

“Ata nuk e hodhën. Dikush mendonte se ishte e rëndësishme. Ishte fëmija i tyre, “thotë Nolan.

Ashtu si Jungers, Nolan tani dëshiron të shohë Ata-n të kthyer në Kili.
“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të trafikojnë trupa njerëzish dhe të pretendojnë se janë alienë. Dhe kjo për hir të parave”, thotë Nolan.